54 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia, në dy operacione të ndryshme në Lezhë e Tepelenë.

Në operacionin e koduar “Mjegulla”, në Lezhë janë sekuestruar 20 kilogramë kanabis dhe janë arrestuar 2 persona. Në pranga përfunduan, Xhevahir Gjeta, 38 – vjeç dhe Aleksandër Gjeta, 47 – vjeç, të dy banues në Mirditë. Droga u gjet në fshatin Gëziq në Mirditë, e futur në 4 qese, të cilat i kishin bërë gati për shitje.

Ndërsa në operacionin “Liqeni”, në Tepelenë u sekuestruan 34 kilogramë kanabis, si dhe një armë zjarri. Në pranga përfundoi 23 – vjeçari, Ervis Fejzo, banues në fshatin Dukaj.

Droga, e ndarë në thasë dhe kartona u gjet në afërsi të banesës së 23 – vjeçarit./tvklan.al