Një adoleshent australian ka guxuar së tepërmi duke tërhequr nga poshtë makinës së familjes së tij një piton rreth 2 metra të gjatë. Ai ishte pa veshjen e përshtatshme dhe pa asnjë masë mbrojtëse përveç një doreze të vetme.  

“Kam kapur kokën,” thotë triumfalisht Ali Wardrope, 14-vjeç, në videon e postuar on-line nga miku i tij Yogi McDougall.

Video që do guxim edhe për t’a parë është publikuar nga rrjetet “BBC” dhe “Daily mail”.

Në video shihet “bisha” tek tërhiqet nga fouristrada familjare që fillimisht peshon mbi trupin e zhveshur të adoleshentit. Më pas, pitoni nuk dëshiron të largohet dhe përpiqet t’ia mbështjellë trupin e zhveshur djalit.

Videoja është filmuar në Queensland, Austral. Yogi McDougall thotë se Oli e kapi gjarprin mëngjesin e së mërkurës para se të shkonte në shkollë.

Gjarpri zyrtarisht njihet si “morelia spilota” dhe është pjesë e familjes së pitonëve. /tvklan.al