Shumica e qenve vrapojnë për të kapur shkopinjtë, po ky qen është ndryshe nga të tjerët, ai preferon të ecë mbi një “segway.”

Kasia, 2 vjeç, ka mësuar tashmë 180 truke, duke përfshirë edhe zgjedhjen e një karte nga një paketë, si dhe të ecë mbi skateboard.

Pronarja e tij, Karla Krasnic, tha se Kasia të cilin e kishte blerë në vitin 2014, ka mësuar shumë gjëra dhe sëfundmi kishte patur dëshirë t’i mësonte se si të ecte mbi një “segway.”

qeni 3

16-vjeçarja tha se qeni i saj ka një aftësi për t’i mësuar shumë shpejt të gjitha truket.

qeni 2

Kështu që ai ja doli më së miri të ecë edhe mbi “segway”, pasi ajo i tregoi se si të vinte putrat në të, madje ai ka mësuar edhe se si të rrisë apo ngadalësojë shpejtësinë e saj./tvklan.al