Aktori i humorit Agron Llakaj ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Llakaj foli për fillimet e tij si imitues i politikës teksa tha se ka patur edhe kërcënime, por shtoi se tashmë i përkasin të kaluarës.

Ishte e vështirë dhe e rrezikshme sepse imitimi politik për herë të parë shikohej në Shqipëri, por unë ia dedikoj gjithçka Pjetër Arbnorit, i cili ka qenë përballë meje kur unë e imitoja dhe e qeshura e tij ishte si një leje kalimi. Imagjino të reagonte keq, çfarë do më gjente mua. Kërcënime kam patur, por i takojnë së kaluarës”

, tha Llakaj. /

tvklan.al