Ky është momenti i tmerrshëm kur një nënë shkelmon dhe përplas në shkallë vajzën e saj të vogël.

Në videon e xhiruar në provincën Guangdong të Kinës, shfaqet një grua e cila i ulëret të miturës që po qan dhe e godet me këmbë.

Që prej publikimit, rreth 8 milion persona e kanë parë këtë video, shumica prej të cilëve kanë shprehur zemëratë dhe e kanë dënuar me forcë këtë skenë rënqethëse.

Sipas “DailyMail”, klipi u xhirua nga kalimtarë të rastit më 24 Shkurt dhe më pas u publikua në rrjete sociale. Pas kësaj, policia konfirmoi se nënës i është dhënë një paralajmërim verbal dhe se e vogla nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Nëna mësohet se është një 27 – vjeçare nga Kina qendrore. Në video ajo dëgjohet duke i bërtitur të bijës, “akoma po qan?”./tvklan.al