Një aksident  ka ndodhur këtë të enjte në qendër të kryeqytetit, pranë selisë së Partisë Socialiste.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën pranë Selisë Rozë dhe Bankës së Shqipërisë.

Makina tip Ford me targë AA 019 LM si pasoje e përplasjes me mjetin tjetër tip Benz me targë  AA 742 RE është batuar në mes të rrugës.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë për

tvklan.al

se ishte një aksident i frikshëm i cili mund të kishte shkaktuar dëmtime në njerëz që po kalonin rrugën.

Zyrtarisht nga policia nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa në vendngjarje është ngritur grupi hetimor për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.06.2017, rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një mjet është përmbysur.

Mjetet e përfshira në përplasje janë automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin S. P.

Nga kjo përplasje nuk të lënduar.

Punonjësit e Policisë  Rrugore po punonjnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut.

/tvklan.al