Dy automjete janë përplasur natën në qytetin e Vlorës.

Një benz u përplas me një fuoristradë, por për fat megjithëse goditja ishte e fortë, vetëm njëri nga drejtuesit e mjeteve u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital.

Sipas policisë shkak për këtë përplasje është bërë mjeti tip fuoristradë që i preu rrugën benzit. Megjithatë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al