Kamëz – Një aksident ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur rreth orës, 19:15 minuta në rrugën “Berisha”.  Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe sipas informacioneve paraprake nga spitali ushtarak njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. 

Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes , ndërsa dëshmitarë në vendngjarje thanë për 

tvklan.al

se mjeti tip Fiat Bravo me targë AA 006 CS i ka prerë rrugën makinës tip Benz me targë AA 383 PK, i cili në tentativë  për ta shmangur është përplasur me mjetin tjetër tip ” Nissan Micra” ngjyrë e bardhë me targë AA 517 II.

https://youtu.be/W6gxsnZXQ1Q

(20:08) Policia e Tiranës-Informacion paraprak 

Më datë 25.04.2017, rreth orës 19:00, në rrugën “Berisha”, Kamëz janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes njëri nga drejtuesit e mjeteve ka ngelur në brendësi të mjetit dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrëfikse për nxjerrjen e tij.

Në S.Q.U. janë dërguar shtetasit F. P, 30 vjeç, K. K, 34 vjeç dhe M. M, 28 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./

tvklan.al

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]