Një aksident ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dy makina u përplasën kokë më kokë në urën që kryqëzon me unazën dhe njëra prej tyre përfundoi në shtyllën e urës, gati për të rënë në Lanë. 

Drejtuesit e tyre shpëtuan me plagë të lehta.

Këto janë edhe pamjet e marra në vendin e ngjarjes nga operatorët e Televizionit Klan.

Njëra prej makinave lëvizte në unazë dhe tjetra në bulevard.

Dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit në kryqëzim.

Tv Klan