Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Tvklan.al, shihet se një makinë ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugë.

Përplasja e makinës ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare TEG, në rrugën dytësore e cila të çon drejt Saukut.

Sipas informacioneve mësohet se nga aksidenti ka të plagosur. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al