Një shofer i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti tragjik, teksa një shufër metalike depërtoi tej për tej makinës dhe e shpoi në gjoks.

33-vjeçarit i hyri shufra në anën e djathtë të kraharorit. Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje duhej ta mbanin në gjendje të stabilizuar e për rrjedhojë nuk i hoqën shufrën deri sa u transportua për në spital, ku mjekët i bënë ndërhyrje kirurgjikale për 7 orë.

Shufra metalike 40 centimetra u hoq me sukses nga kraharori i tij. Mjekët hoqën gjithashtu indet e dëmtuara dhe rregulluan enët e gjakut përreth zonës së plagosur. Pacienti ndodhet ende nën kujdes intensiv, por fatmirësisht mundi të shpëtojë.  Aksidenti i rëndë ndodhi në një autostradë në jug-perëndim të Kinës./

tvklan.al