Videoja tronditëse, e xhiruar në qytetin Mytischi të Rusisë, tregon momentin kur taksia përplaset me një makinë, e cila devijon drejt stacionit të autobusit, duke përplasur disa kalimtarë.

Një grua e tmerruar shfaqet duke mbajtur foshnjën e saj, që besohet të quhet Anastasia, ndërsa njerëzit vërtiten rreth saj për ta ndihmuar dhe qetësuar. Nëna ka një plagë të madhe në ballë dhe duart e saj janë të mbuluara me gjak, ndërsa vajza e vogël ka gjakderdhje nga këmbët, krahët dhe fytyra e saj. Ajo u diagnostikua me thyerje të legenit dhe tronditje.

Taksia u përplas me një makinë tjetër pranë kalimit të këmbësorëve, duke e detyruar t’i drejtohet stacionit të autobuzit, ku plagosi gjashtë persona, nga të cilët tre ishin adoleshentë.

Mediat ruse raportojnë se drejtuesi i taksisë nuk e ka vërejtur sinjalistikën që ndalon kthesën e majtë në kryqëzim sepse navigatori i tij e drejtoi në atë rrugë.

Zëdhënësi i policisë tha se ai mund të burgoset deri në nëntë vjet për “Shkelje të rregullave të trafikut rrugor dhe operimit të automjeteve”./

tvklan.al