Tri makina janë përfshirë në një aksident afër zonës së “City Park” në autostradën Tiranë-Durrës, mesditën e së Premtes.

Sipas Policisë së Tiranës, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

 

Në një video të siguruar nga tvklan.al shihet se njëra prej makinave të përfshira në aksident ka përfunduar në kanalin anësor.

Në video duken disa persona që pasi kishin dalë nga makina e rënë në kanal po i jepnin ndihmën e parë të afërmit adoleshent, të tronditur nga aksidenti.

/tvklan.al