Aktori turk Erkan Can është përfshirë në një aksident teksa udhëtonte me shokun dhe kolegun e tij, Gyven Kiraç.

Sipas medias turke aktori i njohur si “Tayyar Dyndar” i serialit “Diamante dhe Dashuri”, transmetuar edhe në “Tv Klan”, ka përplasur me makinën e tij një person me motoçikletë.

Pas përplasjes motoçiklisti shtrihej përtokë i plagosur.  Aktori, i përfshirë nga paniku, menjëherë i ka shkuar në ndihmë të aksidentuarit.

“HaberTurk” raportoi se atij i dridheshin duart teksa telefononte ambulancën për të mbërritur me shpejtësi.

Dy aktorët e njohur nuk e lanë vetëm të aksidentuarin për asnjë moment dhe më pas raportohet se e kanë shoqëruar për në spital. /tvklan.al