Në protestën e opozitës kundër Qeverisë Rama, ka mbajtur fjalim edhe një aktivist i Partisë Socialiste, Agim Kaca.

Gjatë fjalës së tij, ai i ka drejtuar Kryeministrit disa pyetje dhe ka shprehur mbështetjen për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Jemi mbledhur sot për të protestuar kundër kësaj qeverie. Unë sot si qytetar i bëj pyetje Edi Ramës, a është e vërtetë që ke sjellë kriminelë në Parlamnet? A është e vërtetë që ke veshur krimin me pushtet? A është e vërtetë që ke dhunuar lirinë dhe demokracinë? Duhet të jemi gjthmonë të bashkuar. Sot Shqipëria ka nevojë për reformën në drejtësi. Jo të gjitha gjykatat janë të korruptuar në Shqipëri.

Është një gjykatë që nuk korruptohet, që nuk mund ta frikëosjë askush. Kjo gjykatë është populli shqiptar, jeni ju këtu të cilët do ta përzini Edi Ramën nga pushteti. Në emrin tuaj i bëj thirrje Lulzim Bashës që së shpejti me vendimin tuaj të pastrojë pallatin Kryeministror, të luftojë për rikthimin e lirisë, të luftojë për mirëqenien e gjithë shqiptarëve”,

deklaroi aktivisti i Partisë Socialiste Agim Kaca, në protestën e opozitës. /

tvklan.al