Divorci mes koreografit të trupës së baletit në Tv Klan, Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale.

Por, sot i ftuar në emisionin “Rudina”, Nako ka folur për marrëdhënien e tyre pas divorcit. Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumë vjeçare, ata i kanë dhënë shpirtin njëri – tjetrit, ndërkohë që shtoi se Klaudia do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

Nako tha se edhe pas divorcit, ata vijojnë të kontaktojnë me njëri-tjetrin edhe për gjërat më të rëndësishme.

“Unë nuk isha i papërgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se ç’do të ndodhë. Por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”,

tha Nako. 

/tvklan.al