Autoritetet greke kanë sekuestruar një ngarkesë të madhe droge që po transportohej me një peshkarexhë në Kretë. Sipas mediave greke, në bordin e anijes deri tani janë sekuestruar 1.3 ton kanabis e llojit çokollatë, por kjo shofër mund të jetë akoma më e madhe.

Katër shtetas sirianë u arrestuan, të cilët u gjetën brenda në peshkarexhë. “Protothema” ka publikuar pamjet e aksionit në det të forcave speciale greke, që ndaluan peshkarexhën. Ata kishin marrë informacion se kjo anije peshkimi po tranportonte kanabis dhe po e mbanin nën vëzhgim, deri ditën e premte kur u zhvillua operacionit.

Pamjet tregojnë momentin kur skafi i policisë greke ndjek peshkarexhën dhe oficerët e policisë ngjiten në bordin e saj duke marrë kontrollin. Sipas informacioneve të shtypit grek, peshkarexha mendohet të jetë nisur nga Qipro me destinacion portin e një vendi evropian.

/tvklan.al