Ardit Gjebrea është rikthyer të kompozojë dhe këndojë pas shumë vitesh dhe për këtë ka pasur një motiv të fortë, të bijën Anna.

Duhej një motiv që unë të rikthehesha të kompozoja një këngë, ta këndoja një këngë, sepse të gjithë ma keni kërkuar. E kam vonuar. Ndjesë!

Dhe ja ku erdhi momenti dhe motivi për të kënduar një këngë Anna. Ia kisha premtuar prej vitesh Annës, e cila më thoshte: babi t’i ke kënduar?

Erdhi momenti që i premtova Anës që tek Kënga Magjike të këndojmë një këngë. Dhe u ul babi të bënte një këngë… Në test në bashkëpunim me Olti Currin që është këtu, që e falënderoj… Dhe ja ku jemi sonte të këndojmë se bashku këngën “Për Ty

””, tha Gjebrea.

Interpretimi për herë të parë pas shumë vitesh i Ardit Gjebreas, e për më tepër përkrah së bijës, Anna, preku thellë dhe emocionoi të pranishmit të sallë që duartrokitën gjatë. /tvkaln.al