Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar dje në Yzberisht, në Tiranë, për prodhim dhe shitje droge.

Policia e Shtetit tha se në pranga kanë përfunduar 28-vjeçari Kaman Lumani dhe 29-vjeçari Anastazios Extadakstilios me shtetësi greke, banues në Sarandë. Ata ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia po ashtu arrestoi edhe bashkëpunëtorin e tyre, 26-vjeçarin Mariglen  Coha nga Elbasani, i cili përveç të tjerash i strehonte në shtëpinë e tij dy personat e mësipërm.

Gjatë kontrollit të ushtruar banesën ku ishin strehuar këta dy shtetas u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa./tvklan.al