Mediat italiane i kanë bërë jehonë një rasti të veçantë të trafikut të kanabisit, nga Shqipëria drejt Italisë. Në portin e Barit u zbulua dredhia e veçantë e përdorur nga një 48-vjeçar spanjoll për të fshehur drogën.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, udhëtonte i vetëm me një automjet tip “Citroen C4”, me targa zvicerane.

Ai zbriti në Bari nga një anije që vinte nga Shqipëria dhe u ndalua për një kontroll nga Guardia di Finanza.

Pas një inspektimi të plotë të bërë makinës u gjet një derë e vogël poshtë sediljes së pasme e hapur në mënyrë artizanale.

Atëherë efektivët e Guardia di Finanza vendosën të çmontojnë serbatorin e mjetit ku zbuluan 9 kilogram kanabis, i ndarë në disa pako i zhytur plotësisht në benzinë.

Pakot e drogës ishin mbështjellë me një shtresë të dyfishte prej pluhuri kafeje, që sipas specialistëve është përdorur për të çorientuar qentë antidrogë.

48-vjecari spanjoll u arrestua dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve, ndërsa është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës./ TV KLAN