Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët që dhunoi dhe godit me mjete të forta gazetarin  Elvi Fundo.

Në pranga ka rënë Ilir Gjuzi 42 vjeç, banues në Tiranë.

Në portalin e tij, Elvi Fundo shprehet se 42- vjeçari nuk është autori i drejtpërdrejtë, por është thjesht një mercenar.

Gjuzi dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta gazetari  Elvi. Fundo

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal./tvklan.al