Mirditë – Operacioni antikanabis “Agimi” ka vënë në pranga dy të rinj, pasi kanë përgatitur terrenin dhe kanë kultivuar 843 bimë narkotike të dyshuara kanabis, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies. Në pranga kanë rënë Gentjan Cupi, 21 – vjeç dhe Fatmir Vila, 32 – vjeç, të dy banues në  Kaçinar  Mirditë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona dhe po procedohet penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Kushnen.

Njoftimi i policisë:

Finalizimi pas një muaji hetimesh me metoda proaktive.

Asgjësohen me anë të djegies 843 bimë narkotike Cannabis – Sativa

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Kushnen.

Pas një hetimi një mujor proaktiv, në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit, “për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “AGIMI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Gentjan Cupi, 21 vjeç, banues në Kaçinar – Mirditë.

– Fatmir Vila, 32 vjeç, banues në  Kaçinar – Mirditë.

Si dhe u  shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve F.M dhe A.D., për të cilët për arsye hetimi, nuk japim të dhëna të tjera.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në vendin e quajtur Kushnen, Njësia Administrative Kaçinar, Rrethi Mirditë, në një zonë pyjore dyshohet se kanë përgatitur terrenin dhe kanë kultivuar 843 bimë narkotike të dyshuara cannabis – sativa, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies.

Për këta shtetas janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu  në vijim të hetimeve dhe veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit  Kushnen shtetasi B.D. 47 vjeç, banues në Kushnen,  për veprën penale “Moskallëzim krimi” , parashikuar nga Neni 305 i Kodit Penal.

Vazhdojnë veprimet hetimore proceduriale dhe punohet për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al