“Le Iene”, programi investigativ i Mediaset ka udhëtuar drejt Kosovës në atë që njihet si kampi i rekrutimit të ISIS.

Ky është edhe titulli i një reportazhi dedikuar historisë se dhimbshme të shumë familjeve, që kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre të larguar në drejtim të Sirisë, për të luftuar në emër të Shtetit Islamik.

Dhjetëra të rinj nga Kosova mblidheshin ne oborrin e kësaj shtëpie dhe ndiqnin predikimet e imamit Zakaria Qazimi, një mysliman radikal dhe rekrutues xhihadistesh, i cili sot gjendet pas hekurave të burgut, i dënuar me 10 vite heqje lirie./ TV KLAN