Një avion i vogël u rrëzua, teksa piloti po përpiqej të bënte një ulje emergjence në një autostradë në Florida. Pamjet dramatike të kësaj ngjarje u filmuan nga kamera e një automjeti që po kalonte në atë moment aty pranë.

Avioni pësoi një defekt në motor ndërkohë që ishte në fluturim dhe u përpoq që të ulej në rrugën Keene, në qytetin Clearwater, në Pinellas County mëngjesin e së dielës.

Fatmirësisht, piloti 61- vjeçar Allen Benedict dhe pasagjeri Gregory Guinee, 55 – vjeç pësuan vetëm dëmtime nga aksidenti në fjalë.

Videoja e postuar nga zyra e sherifit e më pas në mediat ndërkombëtare tregon pikërisht momentin kur avioni i vogël afrohet në mënyrë të rrezikshme në një lartësi fare të ulët me tokën, përpara se të përplaset në rrugë.

/tvklan.al