Këngëtarja Barbana Dini i është rikthyer skenës pas një shkëputje të gjatë pas vdekjes së vëllait të saj, po ashtu këngëtar Ergi Dini.

E ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Barbana ka rrëfyer rikthimin në skenë duke e quajtur atë vendimin më të vështirë në jetë. “Njeriu do ta bëjë dhimbjen pjesë të jetës së tij, por jo të bëhet rob i saj” tha këngëtarja, sytë e së cilës nuk e fshihnin dot dhimbjen për humbjen e vëllait.

Pas gjithë këtyre gjërave që kanë ndodhur, ky ishte vendimi më i vështirë në jetën time. Por fatkëqsisht njeriu duhet të gjejë forcën për të ecur përpara. Njeriu do ta bëjë dhimbjen pjesë të jetës së tij, por jo të bëhet rob i saj. Është shumë e vështirë për mua të flas për këtë temë. Shumë njerëz më shkruajnë, kërkojnë ndihmë prej meje dhe dua që zëri im të thotë diçka

” tha Barbana.

Këngëtarja tha se tashmë do të vijë në treg me këngë të cilat përcillin mesazhe.

Arti është mënyrë të shprehuri edhe pse sot ka marrë një tjetër formë, spuntoja për të vazhduar ka qenë Ergi. Do të jem fansja e tij më e zjarrtë për atë që ai arriti të bëjë. Dua që të paktën këngët që do bëj të kenë një mesazh dhe njerëzit të ngushëllohen me fjalët e mija. Nganjëherë nuk e kuptojmë vlerën e një fjale. Jetojmë në një botë të prirur drejt falsitetit, por njerëzit duhet të kuptojnë vlerën e fjalës për një njeri. Të ngushëllosh është art më vete” tha Barbana

. /

tvklan.al