Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se “fjalët prej rrugaçi” të Ramës në Kuvend ndaj ish-kryeministrit Berisha çuan në përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe opozitës.

Zoti Noka u çua për të kërkuar zbatimin e rregullores, sepse gjatë kohës që Zoti Berisha fliste në foltoren e Kuvendit, Edi Rama përdorte fjalor të ndryrë, jo atë që raportoni ju. Fjalë të ndyra që edukata nuk më lejon t’i them në një ekran ku janë duke na parë edhe fëmijë. Edhe këtu ka një mungesë përgjegjësie të theksuar nga ato media që keq-raportojnë. Fjalët e Edi Ramës ishin fjalë rrugaçërore, nuk ishte thjeshtë një konfrontim politik, përdori fjalë prej rrugaçi, prej vagabondi, pa edukatë.

Basha tha se në këtë pikë, deputeti Noka kërkoi fjalën për procedurë “për t’i kërkuar në emrin tonë Gramoz Ruçit, të paralajmëronte Edi Ramën për fjalorin prej rrugaçi që përdori në Kuvend. Ruçi e mbërtheu këtë mundësi me urdhër të Edi Ramës për ta futur Parlamentin përsëri, për javën e tretë në kolaps, për të na mbyllur gojën.

Kjo është e vetmja e vërtetë objektive mbi këto fakte, gjithçka tjetër është sajesë për të fshehur këtë të vërtetë

”, tha Basha.

Ai akuzoi maxhorancën dhe kryeministrin Rama se nuk duan debat për zgjedhjet dhe as për lidhjet me krimin.

Nuk duan debat, kanë frikë nga debati, synimi i tyre është që të mos ketë debat sot për zgjedhjet dhe për lidhjet personale të Edi Ramës me krimin, personale, të cilat duhet dhe do të bëhen publike para shqiptarëve nga kjo sallë dhe vetëm nga kjo sallë.

/tvklan.al