Seanca plenare ka vazhduar me replika të premten pas ndërprerjes të enjten si pasojë e bllokimit të foltores nga deputeti i PD-së, Flamur Noka, kur kryeministri Rama fyeu ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën.

Batutat erdhën pasi Edi Rama pranoi se nëpër dhëmbë ka bërë një konstatim për deputetin e PD-së, duke i thënë “i rrjedhur”.

Më shau pas shpine, siç ka fytyrën dhe karakterin. Unë dua t’i them sot sy më sy, se të shash pas shpine nga karrigia e kryeministrit tjetrin, nuk bën gjë tjetër vetëm se ngjet. Një hale në një copë mëndafshi, vazhdo

”, tha Berisha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi duke theksuar se megjithëse ishin vrarë katër persona në bulevard nuk i kishte thënë ndonjëherë “vrasës” ish-kryeministrit Berisha apo kryedemokratit Basha.

 “Si fillim, kryetari i PD-së e nisi fjalën e tij duke thënë se të gjithë ne jemi të rrjedhur, cka është një konstatim, siç edhe në rastin e thjeshtë, ishte thjeshtë një konstatim, njerëzit gjykojnë. Sali Larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin, asnjëherë. Janë vrarë njerëz në bulevard, s’të kam thënë kurrë këtu vrasës.”

 “Për sa u përket të sharave pas kurrizit, e di kurrizi i Erjon Braçes dhe Taulant Ballës dhe shumë shpina të tjera, se ç’ju ke bërë nga aty, por ti ke bërë tënden, Luli bën të vetën, por ju jeni të pafajshëm, sepse ju s’keni përgjegjësi.”

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/pGoVfh1S3Ro