Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të qeverisë dhe ish-ministrit Tahiri. Duke folur në sallën e Kuvendit, Berisha jep njëk variant të tij se përse nuk u shkarkua Tahiri nga detyra pas rrëzimit të disa avionëve me drogë në vend.

“A nuk jemi ne, të nderuar socialistë dhe socialiste që në këtë sallë denoncuam përdorimin e avionëve, aeroporteve ushtarake, dhe narko flots ajroret për trafiqe …a nuk ishte opozita ajo që denoncoi ktu se në Ishëm ra avioni dhe se është ndërtuar në Ishëm dhe jo vetëm në Ishëm, aeroportet ilegale, ça ndodhi, jua them unë ju, s’e dini jua them unë , Edi Rama i zënë ngushtë përgatiti shkarkimin e Saimir Tahirit. Si shpëtoi Saimir Trafiku, si shpëtoi, i dërgoi 3 milionë Euro në zyrë Noriegës tuaj”!

Duke iu rikthyer cështjes së dy patentave të Saimir Tahirit të ghetura në makinën e Orest Sotës, Berisha sfidoi Ramën se prej një jave hesht për këtë çështje.

Më herët Ish- kryeministri Berisha e akuzoi pasardhësin e tij se së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç kanë plane antishqiptare, që synojnë ripopullimin e zonës së Preshevës, Medvegjas e Bujanovcit me refugjatë nga territore të ballkanit dhe jo vetëm. Berisha akuzoi shërbimet secrete të Shkupit, Beogradit dhe Rusisë se qëndrojnë pas dënimit të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, ngjarje për të cilën ish-kryeministri kërkoi hetim ndërkombëtar.

Tv Klan