Këtë të javë në Emisionin “E Diela Shqiptare” ishte i ftuar humoristi Bes Kallaku, të cilit kolegu i tij Erion Isaj i kishte përgatitur një surprizë në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty”, e ku Ardit Gjebrea po ashtu njoftoi se dy aktorët e humorit do të jenë prezantuesit e këtij viti të “Kënga Magjike”.

Teksa rrekej të gjente se kush e kishte thirrur tek e Diela Shqiptare, Kallaku foli edhe për marrëdhënien e veçantë me Ijen, gjyshen e tij.

Bes Kallaku:

I vetmi njeri që mendoj se mund të mërzitet me mua është vetëm Ija. Se çdo mëngjes që dal nga shtëpia thotë ‘hajde se të ka bo nona vezën.’ E duhet me u nis prej Tirane më hangar një vezë të skuqur në Bubq edhe me u kthy prapë në Tiranë.

Ardit Gjebrea:

Cila është marrëdhënia jote me Ijen?

Bes Kallaku:

Ija është shpirti im. Jo shpirti që e dua, por shpirti, shpirti tamam. Ajo më ka brumos, ajo më ka rrit, kështu që për shumë gjëra i detyrohem Ijes. Gjithashtu edhe humorin që e kam.

 Po ta njohësh nga afër, se ti nuk e ke njohur akoma, ishalla na jepet rasti që ta ftosh ndonjëherë tek “E Diela Shqiptare”. E ka kap ajo dëshirat tani për me dalë në televizor, pavarësisht se është 80 vjeçe. Tani është Ija aty?

Ardit Gjebrea: Jo nuk është Ija.

Bes Kallaku: Xhensila nuk është se më hekurosi këmishën para se me dal nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Nuk është as Xhensila.

/tvklan.al