Daniel Batchelor është përballur me një situatë aspak të zakonte teksa ka qenë duke dalë nga banesa e tij. Një hardhucë dhe një gjarpër kanë qenë duke zhvilluar një “duel”  mes njëri tjetrit, por 54- vjeçari ka vendosur të ndërhyjë duke mos lënë asnjërin prej tyre të ngordhë.

Sikurse duket edhe në video, ai ka ndërhyrë duke e kapur gjarprin me dorë.

Edhe pse kjo mund të ishte e rrezikshme ai përsëri nuk ka vendosur të heqë dorë.

Sipas Batchelor gjarpri nuk ishte i rrezikshëm për te dhe prandaj ai vendosi të ndërhynte. 54- vjeçari e ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale.

“Dueli” mes hardhucës dhe gjarprit është zhvilluar në një shtyllë.

/tvklan.al