Ky është momenti i tmerrshëm kur një stjuardesë përpiqet të rregullojë xhamin e një dritareje që ka rënë gjatë një fluturimi, në më pak se 24 orë pasi një grua ndërroi jetë kur ajo u thith nga një dritare avioni.  

Pamjet tregojnë pasojat e ngarjes së rëndë që u shkaktua pasi korniza e dritares u lirua dhe bëri që tre persona të kishin nevojë për t’u trajtuar në spital.

Shumë nga 240 pasagjerët në bordin e fluturimit

Air India

duken se janë në panik pasi një nga stjuardesat, në mënyrë heroike përpiqet të vërë xhamin në vend përsëri. 

Stjuardesa më pas shihet duke e bindur gruan të ulet sërish pranë dritares, edhe pse vetë zonja duke shumë e frikësuar për ekzistencën e një rreziku.

Incidenti vjen vetëm një ditë pasi nëna e dy fëmijëve vdiq në një fluturimi pasi u thith nga dritarja e avionit, gjatë një incidenti në motor./tvklan.al