Shumë persona kanë mbetur brenda një klubi gjatë rënies së zjarrit dhe shumë prej tyre ishin të frikësuar për jetën e tyre. Ngjarja ka ndodhur brenda një klubi në Oakland, Kaliforni.

Zjarri doli jashtë kontrollit dhe të gjithë zjarrfikësit morën urdhër të mbanin distancë. Rreth 75-100 persona kishin mbetur brenda dhe rreth 55 zjarrfikës po luftonin me flakët që ishin përhapur kudo në ndërtesë.

2

Zjarri ndodhi rreth orës 11:30 të mbrëmjes gjatë një koncerti që po jepte këngëtarja Golden Donna gjatë turit të saj.

Në rrjetin social Facebook janë postuar foto të atyre që mendohet se kanë humbur. Ata që kishin dalë nga klubi kanë postuar në faqen e eventit duke thënë se janë shëndoshë e mirë./tvklan.al