Hiti i këngëtares Bleona Qereti “Ti nuk din as me ma lyp”, duket se ka marrë shkas nga një ngjarje e vërtetë që i ka ndodhur këngëtares.

Ishte vetë Bleona ajo që tha në “Xing me Ermalin”, se për krijimin e kësaj kënge është bazuar në një histori të vërtetë të saj. Këngëtarja nuk pranoi të japë emra, por tha se ai ka qenë personazh më parë dhe është bërë edhe më i madh tani.

“Pas këngës “Ti nuk din as me ma lyp”, është një histori e vërtetë. Pas çdo kënge qëndron një histori e vërtetë. Ai është shumë i madh tani dhe ka qenë i madh edhe atëherë”,

tha Bleona.

Bleona Qereti ha fasule në emision

Pavarsisht se tha që nuk i ka pëlqyer kurrë fasulet, por byrekët Bleona Qereti nuk e ka patur aspak problem të hajë “live”, në “Xing me Ermalin”, fasule.

“Unë nuk kam ngrënë kurrë fasule, vëllai im hante fasule unë haja byrek. Por, di që fasulet janë të mira sepse kanë fibra”,

tha këngëtarja.

https://www.youtube.com//embed/0k1BbL9f9CU

Sfida për koleget

Bleona Qereti ka sfiduar sot përmes emisionit “Xing me Ermalin”, të gjitha koleget e saj që pretendojnë se nuk kanë bërë operacione plastike.

Këngëtarja pranoi se ka kryer një ndërhyrje në hundë dhe ftoi të gjitha koleget e saj të publikojnë foto që nga fillimet e karrierës së tyre.

“Unë kam bërë operacion plastik hundën dhe e kam thënë këtë. Por, ftoj të gjitha koleget e mia ato që thonë s’kam operacione, të nxjerrin foto nga 1996-2017 që nga fillimet e karrierës së tyre. Unë jam person publik dhe fotot e mia janë gjithandej”,

tha Qereti.

https://www.youtube.com//embed/PX4UspKRS-I

/tvklan.al