Këngëtarja Olta Boka ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është përfolur gjatë në rrjetet sociale për jetën private.

Ajo ishte sot në studion e “Rudina”, nga ku nuk e shmangu dot këtë temë. Këngëtarja pranoi se është në një marrëdhënie, por tha se detajet lidhur me të preferon t’i ketë private.

Unë kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin, por edhe me mamin dhe babin, nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre. Kam zgjedhur të jem e sinqertë. Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, por do të doja shumë që pjesa e detajeve të qëndronte brenda privatësisë, duke respektuar edhe partnerin. Do të ishte më e shëndetshme edhe figura ime artistike dhe ajo private, që të qëndronin veçmas”

, tha Olta.

/tvklan.al