Gazetarët Arjan Çani dhe Eni Vasili ishin sot të ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan, nga ku u përballën me njëri-tjetrin me recetat e tyre.

Përpara se të fillonin të gatuanin moderatorja Arjola Shehu iu kërkoi të ftuarve të vishnin përparset. Por, ndryshe nga të ftuarit e tjerë, Çani dhe Vasili kanë “thyer rregullat” dhe kanë refuzuar të mbajnë përparse gjatë gatimit.

“Na falni, por të bëjmë përjashtim se ç’kuptim ka”,

tha Çani teksa shtoi se sapo të mbarojë emisioni do ta hedhë bluzën që mbante veshur. /

tvklan.al