Aktorët jemi mësuar t’i shikojmë të grimuar, të rregullt dhe pothuajse gjithmonë perfektë në serialin “Fate të Kryqëzuara”, por përtej asaj që shfaqet në ekran ka pak rrëmujë dhe shumë njerëz që punojnë, grimohen apo presin në radhë për t’u grimuar.

Aktori Erkan Petekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serial, ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku Dilara shfaqet duke u grimuar, Asuja duke rregulluar flokët ndërsa Xhansuja me rrobdëshan teksa merret me smartfonin e saj dhe pret radhën.

Përtej asaj që shikojmë në televizion, ekipi që punon për serialin është shumë, shumë i madh.  

Xhihani ka filmuar aktorët dhe njerëzit që punojnë për montazhin para nisjes së një dite të lodhshme në xhirime. /tvklan.al

 

#paramparça set arkası

A video posted by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on