Ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të mos lejuar ish-Kryeministrin Sali Berisha që të merrte fjalën, bëri që kreu i Kuvendit të ndërpriste seancën.

Ajo që u pa në kamera ishte momenti kur punonjësit e rrethuan Berishën, por pamjet u ndërprenë në pak sekonda. Ka qenë vetë Partia Demokratike, e cila në një video të postuar në rrjetet sociale tregon se situata ka vijuar të jetë e tensionuar edhe pasi kamerat nuk po filmonin.

Në reagimin e saj, selia blu shkruajti se

“Gramoz Ruçi dhe Edi Rama sërish pas 27 vjetësh me Gardën kundër opozitës dhe fjalës së lirë. Pamje të patransmetuara pasi u përdor Garda për t’i mohuar të drejtën e fjalës Sali Berishës!”./tvklan.al