Të gjithë sytë e publikut kanë qenë drejt Melania Trump dhe Princit Harry, të cilët marrin pjesë në lojërat “Invictus” në Toronto të Kanadasë.
Princi Harry dhe Zonja e Parë e SHBA-së patën një takim 20 minuta pozitiv. Por, nëpër rrjete sociale kanë filluar spekulimet rreth takimit të tyre.
Në foton e takimit mes tyre aludohet se Princi Harry po bën shenjën e djallit me dorë. Komentuesit thonë se ky simbol është bërë me vetëdije të plotë, ndërsa ka dhe nga ata që janë të bindur se është një lëvizje e pavullnetshme e Princit Harry.
Lojërat “invictus” janë organizuar për herë të parë në Londër në shtator 2014 me nismën e Princit Harry. Në lojërat “Invictus” konkurrojnë burra dhe gra nga 17 vende, të gjithë ish-ushtarakë. Kujtojmë se Princ Harry ka shërbyer në Forcat e Armatosura Mbretërore dhe është vlerësuar nga kolegët e tij kur ka qenë me mision në Afganistan.
/tvklan.al