Një çift është filmuar teksa po putheshin me njëri tjetrin, por pozicioni i vajzës nuk ishte aspak normal për një vend publik.

Dy të rinjtë ishin nisur drejt Las Vegasait dhe mesa duket nuk e kanë kontrolluar dot veten.

Pasagjerët e avionit kanë nxjerrë menjëherë telefonat dhe kanë filmuar dy të rinjtë teksa putheshin me njëri tjetrin.

Michael Oram, zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar të McCarran, i tha Fox 5 se: ‘Me sa duket, ata thjesht nuk mundën të kontrollonin veten dhe vajza ka hipur sipër djalit dhe ka nisur ta puthë”.

Incidenti nuk shkaktoi vonesa dhe avioni u ul në kohë.

Çifti nuk u arrestua, por i është dërguar një raport  FAA-s për hetim.

Kjo nuk është hera parë që në avion të ndodhë kjo situatë e sikletshme për pasagjerët.

Në qershor, një çift u filmuan duke bërë seks në avion. Udhëtarët e tronditur kërkuan që stjuardesat të flisnin me dy të rinjtë dhe ata të ndalonin./tvklan.al