Lidhja e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha është përfolur shpeshherë në rrjetet sociale, por të dy kanë qenë hermetikë lidhur me marrëdhënien e tyre.

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Çiljeta ka pranuar lidhjen me Hoxhën, duke sqaruar edhe përse të dy përpiqen ta mbajnë larg publikut këtë marrëdhënie.

Këngëtarja tha se nuk u pëlqen të jenë nëpër portale, edhe pse janë njerëz publikë.

“Unë nuk doja ta prekja këtë temë, jo sepse rezervohem, por thjeshtë jemi të dy hermetikë, sepse dashuria është ndjenjë e shenjtë. Ne jemi familjarë, nuk duam të jemi nëpër portale gjithë kohën dhe duam ta mbrojmë lidhjen tonë. Ne vërtetë jemi njerëz publikë dhe kjo na pengon ta bëjmë jetën rehatë dhe të jesh në qendër të vëmendjes nuk të ndihmon. Unë jam një nënë e përkryer për djalin tim dhe ai baba i përkryer për djalin e tij”,

tha Çiljeta

. /tvklan.al