Trotuari për njerëzit? Në botën e qytetëruar po, por në Sarandë jo… Kjo video denoncuese vjen nga qyteti bregdetar i Sarandës.

Siç duket makina që pastron qytetin (heq plehrat) bllokon për disa minuta rrugën. Epo drejtuesit e automjeteve nuk presin…

Ata nxitojnë të hipin makinat në trotuar për të kaluar këtë bllokim, duke rrezikuar edhe njerëzit që e kanë të drejtën për të ecur.

Madje nuk është një, por disa drejtues automjetesh që ndjekin këtë metodë. Urojmë që policia rrugore të marrë masa për këta drejtues, si dhe që asnjë kalimtar të mos përplaset nga automjetet. Video është dërguar nga qytetarët tek rubrika “Kallëzo”, në Televizionin Klan.

/tvklan.al