Policia ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shfaqet kryeinspektori i Mjedisit në Vlorë, Ersid Hasanllari 28 vjeç duke qëlluar me grusht vartësin e tij, inspektorin E.B 33 vjeç.

Sikurse duket në pamje, të dy po debatonin në rrugë në lidhje me një gjobë ndaj një subjekti privat. Policia thotë se kryeinspektori Hasanllari ofendoi nëpërmjet telefonit vartësin e tij E.B, me pretendimin pse nuk ka shkuar të vendosë një gjobë ndaj një subjekti privat.

Më pas Ersid Hasanllari është konfliktuar fizikisht me vartësin, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat. Ka qenë vartësi që bëri denoncim në polici ndaj kryeinspektorit të Mjedisit.

/tvklan.al