Një pilot ka arritur të shpëtojë 151 jetë njerëzish falë profesionalizmit të tij të lartë dhe aftësisë për ta ulur avionin në pistë edhe pasi nuk iu hapën gomat e para.

Avioni i një firme turke ishte marrë me qira nga “Saudian Airlines” për fluturime nga Medina në Daka, por pak pas ngritjes në fluturim, piloti i Airbus 330 konstatoi problemin hidraulik.

Pasi provoi ta hapte gomën edhe manualisht gjatë manovrave në ajër për më shumë se 3 orë, piloti Umit Atlatirlar vendosi të kryente uljen e detyruar para se t’i harxhohej i gjithë karburanti.

Avioni me 141 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit kreu uljen vetëm me gomat e prapme, teksa kabina e avionit fërkohej për pistën duke lëshuar shkëndija në ajër.

Megjithëse pa gomat e para, piloti ia doli ta mbante në pistë avionin në uljen e detyruar në Cidde mbrëmjen e së hënës. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi gëzon shëndet të plotë.

/tvklan.al