Në rrugën interurbane kryesore Lushnje – Fier, kafshët shpesh herë bëhen burim aksidentesh për automjetet që udhëtojnë me shpejtësi jo më të vogël se 90 km/h.

Në këtë video të sjellë nga qytetarët në redaksinë e 

www.tvklan.al

, në rubrikën “Kallëzo”, duket një kope prej 200 delesh, që janë futur në kah të kundërt në një prej korsive të rrugës interurbane.

Pavarësisht sinjalizimeve zanore nga drejtuesit e mjeteve, dy çobenjtë nuk kanë bërë asgjë për t’i larguar delet nga rruga.

Megjithë sanksionimet ligjore në katër nene të Kodit Rrugor, për moslejimin e qarkullimit të kafshëve, tufave dhe kopeve në autostrada dhe rrugëve interurbane kryesore, situata vijon të jetë shqetësuese, ku në disa raste janë shënuar dhe aksidente rrugore./tvklan.al