Banorët e fshatit Bashaj në Vlorë i ka zënë paniku nga tërmeti i cili shkaktuar dëme në banesa. Të paktën pesë shtëpi kanë krisje të mureve, por lëkundjet duket se kanë dhënë dëme edhe në zona të tjera.

Rreth orës 18:15 të ditës së shtunë, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi jugun e Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në disa fshatra.

/abcnews.al