Deputetët e Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshel kanë penguar fjalimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Parlamentin serb.

Megjithëse Mogherini e nisi fjalimin e saj në serbisht, deputetët radikalë dëgjoheshin gjithë kohës teksa bërtisnin “Serbia”, “Rusia”, nuk na duhet më “Unioni” (BE’ja) dhe u binin tavolianeve me duar. 

Kjo nuk ndodhi spontanisht, por ishte paralajmëruar dhe planifikuar nga partia e Sheshelit, i cili tha për median të enjten se ata do të nisnin edhe fushatën presidenciale duke “ndërprerë fjalimin e Mogherinit në Parlamentin serb” të premten.

“Do të jetë një protestë verbale, nuk do ta rrahim. Nuk do ta lëmë të flasë, ju e dini, ne jemi kundër dhunës,” tha Shesheli, i cituar nga “B92”.

Sheshel tha se Mogherni nuk është e mirëseardhur në Parlamentin serb. Ai e përshkroi përfaqësuesen e lartë të BE-së si “mbrojtëse të separatistëve shqiptar, të cilët kanë ndjekur një politikë anti-serbe që në krye të herës.”

Në seancën plenare ishin të pranishëm edhe Kryeministri serb, Aleksandar Vuciç, dhe shumë ambasadorë, përfshirë edhe ai amerikan.

Partia Radikale Serbe (SRS) është formuar në vitin 1991 pas bashkimit të  Vojislav Sheshilit dhe Lëvizjen Cetnike Serbe (SCP).

Mogherni po zhvillon një vizitë 4 ditore në gjashtë shtetet e Ballkanit perëndimor që aspirojnë ti bashkohen BE-së, ku po jep mesazhin se dera e unionit është e hapur. Në çdo shtet ajo po takohet me presidentin, kryeministrin dhe liderët politikë./tvklan.al

 

http://www.dailymotion.com/video/x5drs4g_mogherini-ne-beograd_news#tab_embed