Një piton gjigant u shqye në copa nga një grup derrash të egër, pasi ai hëngri një prej të vegjëlve të tyre. 8 derra iu vërsulën atij pasi ai u fut në vendin ku ata qëndron dhe rrëmbeu gicin.

Pitoni 6 metra i gjatë nuk kishte shanse arratisjeje sepse derrat e egër e kishin rrethuar nga të gjitha anët. Ata përdorën nofullat e tyre të fuqishme për të copëtuar trupin e gjarprit.

Në video mund të shihet barku i fryrë i gjarprit që mendohet të jetë trupi i gicit që ai ka gllabëruar. Gjarpri mund të shihet që lëvizte në agoni ndërkohë që derrat e egër bashkoheshin në sulm.

Videoja besohet të ketë qenë e filmuar vitin e kaluar në Laos në Tajlandë.

“Kjo është çmenduri,” shkroi një person i tronditur. “Kjo është thjesht e mahnitshme”, u shpreh dikush tjetër në rrjetet sociale./tvklan.al