Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia në Lecce. Ata u futën për të grabitur një dyqan bizhuterish, në qendrën tregtare “Centurm”.

Nën kërcënimin e armëve 20-vjeçari Antonio Gabellone dhe 22-vjeçari Roland Karaj mbushën tre çanta me bizhuteri. Por gjatë kohësh që ata po “punonin” një nga punonjësit arriti të shkel butonin e alarmit.

Kjo bëri që forcat speciale të rrethojnë qendrën në pak minuta. Kur dy grabitësit dolën, panë që ishin të rrethuar. Ata qëlluan disa herë në drejtim të policisë por e panë që nuk kishin ku të shkonin dhe më pas u dorëzuar.

Sipas mediave italiane ata kishin vjedhur 150 mijë euro mall, i cili më pas është kthyer në dyqan. Policia thotë se të dy kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët janë në kërkim./tvklan.al