Pak ditë më parë disa nga komandot e forcave të armatosura, që ndodheshin për një program trajnimi në Britaninë e Madhe, dezertuan dhe nuk u kthyen në atdhe në përfundim të programit.

Renaldo ka improvizuar situatën, kur komandot morën vendimin “e vështirë” dhe pyet qytetarët sesi iu duk akti i forcave tona të armatosura në kohë paqeje.

Renaldo – E ke bërë ushtrinë?

Qytetari 2 –

Po.

Renaldo – Të vinte ndërmend të arratiseshe, të dezertoje?

Qytetari 2 –

Jo, në atë kohë jo.

 

Renaldo – Kanë thënë që 3 ushtarë kanë dezertuar në Angli. Po në kohë lufte si mund të jetë gjendja e ushtrisë shqiptare?

Qytetari  2

Për ibret është gjendja, për faqe të zezë!

Renaldo – 3 veta kanë dezertuar.

Qytetari 3 –

E kanë bërë shumë mirë, mo burrë!

Renaldo – Po në kohë lufte si e imagjinon?

Qytetari 3 –

Ça lufte bën shqiptari? Ne jemi për copë buke!

Qytetari 4 –

Fatkeqësi e madhe. Ushtarak kam qenë.

Renaldo – Po si veprohet në këto raste, kur bëhen dezertime?

Qytetari 4 –

Duhen varur në litar! Tradhtarë të betimit! Atdhe ata nuk kanë!

Qytetari 5 – Duhet të dezertojmë të gjithë. Të ikim të gjithë nga Shqipëria! Ata shpëtuan. Ça do bëjmë ne këtu, është qelbur vendi.

Renaldo – Po ideali i atdheut?

Qytetari 5 –

Ça atdheu mo, ku kemi atdhe ne? E kanë ngrënë atdheun deputetët tanë, parlamentarët!

Qytetari 6 –

Nuk tradhëtuan atdhenë, jo jo! Tradhëtuan partinë, qeverinë, m*** Ramën. Do të ta them kështu? Mbaje! Se i shtrydhin!

Nëpërmjet intervistave që kreu Renaldo kuptuam që qytetarët kryesisht e aprovojnë dezertimin e ushtarëve, pasi dëshirojnë dhe vetë të largohen nga Shqipëria, por kishte dhe nga ata që i quajtën “tradhëtarë të atdheut”./

tvklan.al