Në një dasmë kanadeze është performuar një lojë e çuditshme dhe e sikletshme për të ftuarit.

Dhëndri i ka të lidhura sytë me shami dhe gjendet përballë disa vajzave të ftuara në dasmë të cilat janë të ulura rresht e në mes tyre gjendet edhe nusja e tij. Ai duhet t’i prekë të gjitha këmbët e vajzave derisa të mund të dallojë ato të bashkëshortes së tij.

Kjo është një traditë e vjetër polake shumë gazmore për t’u parë./tvklan.al